Informacion mbi zhurmën/dridhjet

Vlerat e emetimit të zhurmës përcaktohen në përputhje me EN 62841-2-1.

GSR18V-52:

Niveli i ponderuar i zhurmës A i veglës elektrike është zakonisht: niveli i presionit të zërit 78 dB(A); niveli i fuqisë së zërit 86 dB(A). Pasiguria K = 5 dB.

Mbani mbrojtje për veshët!

GSB18V-52:

Niveli i ponderuar i zhurmës A i veglës elektrike është zakonisht: niveli i presionit të zërit 89 dB(A); niveli i fuqisë së zërit 97 dB(A). Pasiguria K = 5 dB.

Mbani mbrojtje për veshët!

Vlerat e dridhjeve ah (dridhjet e vazhdueshme), pF (dridhjet e përsëritura të goditjes) dhe pasiguria K e përcaktuar në përputhje me EN 62841-2-1:

GSR18V-52:

Shpimi në metal: ah,D = 1,6 m/s2 (K = 1,5 m/s2), pF,D = 66 m/s2, (K = 8 m/s2)

GSB18V-52:

Shpimi në metal: ah,D = 1,5 m/s2 (K = 1,5 m/s2), pF,D = 50 m/s2, (K = 4 m/s2)

Shpimi me goditje në beton: ah,ID = 12,6 m/s2 (K = 1,5 m/s2), pF,ID = 714 m/s2 (K = 127 m/s2)

Niveli i dridhjeve dhe vlera e emetimit të zhurmës të dhëna në këto udhëzime janë matur sipas një metode matëse të standardizuar dhe mund të përdoren për të krahasuar veglat elektrike me njëra-tjetrën. Ato janë gjithashtu të përshtatshme për një vlerësim paraprak të emetimeve të dridhjeve dhe zhurmës.

Niveli i dhënëi dridhjeve dhe vlera e emetimit të zhurmës përfaqësojnë aplikimet kryesore të veglës elektrike. Megjithatë, nëse vegla elektrik përdoret për përdorime të tjera, me mjete të ndryshme ose me mirëmbajtje të pamjaftueshme, niveli i dridhjeve dhe vlera e emetimit të zhurmës mund të ndryshojnë. Kjo mund të rrisë ndjeshëm emetimet e dridhjeve dhe zhurmës gjatë gjithë periudhës së punës.

Për një vlerësim të saktë të emetimeve të dridhjeve dhe zhurmës, duhet të merren parasysh edhe kohët kur pajisja është e fikur ose është në punë, por nuk është në përdorim. Kjo mund të reduktojë ndjeshëm emetimet e dridhjeve dhe zhurmës gjatë gjithë periudhës së punës.

Vendosni masa shtesë sigurie për të mbrojtur operatorin nga efektet e dridhjeve, të tilla si: mirëmbajtja e veglave dhe aksesorëve elektrikë, mbajtja e duarve të ngrohta, organizimi i proceseve të punës.