Këshilla sigurie për thithës

Lexoni të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet. Mosrespektimi i këshillave të sigurisë dhe i udhëzimeve mund të shkaktojnë goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndime të rënda.
Ruajini të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet për të ardhmen.
- Ky thithës nuk është parashikuar të përdoret nga fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara psikike, sensorike ose mendore ose që i mungon përvoja dhe dijet. Përndryshe ekziston rreziku i përdorimit të gabuar dhe i lëndimeve.
- Monitoroni fëmijët. Në këtë mënyrë garantohet që fëmijët të mos luajnë me thithësin.
- Kushtoni vëmendje rregulloreve të sigurisë për lëndët që duhen thithur.
- Mos thithni pluhurin e drurit të ahut ose lisit ose azbestin. Pluhuri i shkëmbinjve mund të thithet me thithje vetëm në lidhje me sistemet e nxjerrjes që janë miratuar shprehimisht për përdorim me GAS18V‑6LS nga Bosch . Këto lëndë shkaktojnë kancer.
- Pastroni pluhurin e shkëmbinjve me thithje vetëm me kombinime të përcaktuara qartë të veglave elektrike dhe sistemeve të nxjerrjes, për të cilat është vërtetuar se nuk tejkalohen kufijtë ligjorë. Provat mund të gjenden në www.bosch-professional.com/dust/.
PARALAJMËRIMPërdoreni thithësin vetëm nëse keni marrë informacione të mjaftueshme për përdorimin e thithësit, për lëndët që thithen dhe për eliminimin e tyre të sigurt. Instruktimi i kujdesshëm redukton përdorimin e gabuar dhe lëndimet.
PARALAJMËRIMThithësi është i përshtatshëm vetëm për pastrimin e materialeve të thata. Depërtimi i lëngjeve rrit rrezikun e një goditje elektrike.
- Mos e përdorni veglën thithëse për të thithur pluhur të nxehtë, që digjet ose shpërthyes. Mos e përdorni thithësin në mjedise që rrezikohen nga shpërthimi. Pluhurat mund të ndizen ose të shpërthejnë.
- KUJDES! Thithësi lejohet të ruhet vetëm në ambiente të brendshme.
- Kujdesuni për ajrosje të mirë në vendin e punës.
- Riparojeni thithësin vetëm me personel të specializuar dhe të kualifikuar me pjesë këmbimi origjinale. Në mënyrë që të garantohet që siguria e thithësit të ruhet.
PARALAJMËRIMThithësi përmban pluhur të dëmshëm për shëndetin. Proceset e boshatisjes dhe mirëmbajtjes, duke përfshirë edhe hedhjen e enës për grumbullimin e pluhurit, duhet të kryhen vetëm nga specialistët. Nevojiten pajisjet përkatëse mbrojtëse. Mos e përdorni thithësin pa sistemin e filtrave të plotë dhe të vendosur me kujdes. Përndryshe ju rrezikoni shëndetin tuaj.
- Kontrolloni para vënies në punë gjendjen optimale të tubit thithës. Për këtë gjë lëreni tubin thithës të montuar te thithësi, në mënyrë që të mos dalë pluhur pa dashje. Përndryshe ju mund të inhaloni pluhur.
- Mos e pastroni thithësin me rrëkenë e ujit që i drejtohet direkt. Depërtimi i ujit në pjesën e sipërme të thithësit rrit rrezikun e një goditje elektrike.
- Mos e modifikoni ose hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
- Nëse bateria është dëmtuar ose përdoret në mënyrë jo të duhur, mund të dalin avuj. Bateria mund të digjet ose të shpërthejë. Dilni në ajër të freskët dhe flisni me një mjek në rast se keni shqetësime. Avujt mund të irritojnë sistemin e frymëmarrjes.
- Në rastin e përdorimit të gabuar ose kur bateria është e dëmtuar nga bateria mund të rrjedhë lëng i djegshëm. Shmangni kontaktin me të. Në rast kontakti aksidental, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu futet në sy, merrni gjithashtu edhe ndihmën e mjekut. Rrjedhja e lëngut të baterisë mund të shkaktojë acarim ose djegie të lëkurës.
- Bateria mund të dëmtohet nga objekte të mprehta të tilla si gozhdë ose kaçavida ose nga forca të jashtme. Mund të ndodhë një qark i shkurtër i brendshëm dhe bateria mund të digjet, të nxjerë tym, të shpërthejë ose të mbinxehet.
- Mbajeni baterinë e papërdorur larg kapëseve, monedhave, çelësave, gozhdëve, vidave ose objekteve të tjera të vogla metalike, të cilat mund të shkaktojnë urë të kontakteve. Një qark i shkurtër ndërmjet terminaleve të baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
- Përdorni baterinë vetëm në produktet e prodhuesit. Vetëm kështu mund të mbroni baterinë nga mbingarkesat e rrezikshme.
- Karikoni bateritë vetëm me karikues të rekomanduar nga prodhuesi. Një karikues i projektuar për një lloj baterie paraqet rrezik zjarri kur përdoret me bateri të tjera.
Mbroni baterinë nga nxehtësia, p.sh. nga rrezet e vazhdueshme të diellit, zjarri, papastërtia, uji dhe lagështia. Ekziston rreziku i shpërthimit dhe i qarkut të shkurtër.
- Përdoreni rripin mbajtës vetëm në lidhje me fshesën me korrent.
- Mos e përdorni thithësin si ndenjëse, shkallë ose mbështetëse. Thithësi mund të përmbyset dhe të dëmtohet. Ekziston rreziku i lëndimit.